-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazetari: Mos u lodhni kot, Vis Martinajn e vranë

Kryesoret

A është gjallë Vis Martinaj? Kjo është pyetja që policia e Shtetit ende nuk i ka dhënë një përgjigje, edhe pse ka marrë ultimatum nga kryeministri Edi Rama.

Prej 9 gushtit 2022, i shumëkërkuari i drejtësisë Ervi Martinaj, rezulton i zhdukur. Fati i tij mbetet mister, ndërsa ekzitojnë dy hipoteza; është eleminuar nga kundërshtarët dhe ka inskenuar zhdukjen e tij.

Gazetarja: Vis Martinajt i ngelën vetëm dy “ushtarë” për atentate

Gazetari Ferdinand Dervishi mendon se Martinaj është eleminuar nga kundërshtarët dhe e cilëson një kapitull të mbyllur. Ai theksoi në Abc se këto mendime vijnë pas deklaratave të familjarëve të Martinajt.

Ferdinand Dervishi: Është kapitull i mbyllur, Vis Martinaj është eleminuar nga kundërshtarët  Unë besoj se është një kapitull i mbyllur. E kanë eleminuar kundërshtarët. Ka disa ngjarje që duhet parë se çfarë ndodh më mbrapa.

Unë dal në konkluzionin që është një kapitull i mbyllur sepse shoh reagimin e prindërve. Dalin në akuza të forta. Nëse ky njeri do ishte gjallë, nuk do kishim këtë sjellje të njerëzve të tij të afërm.

Gazetari tha më tej se nuk ka mundësi që Martinaj të ketë inskenuar zhdukjen pasi një shkëputje totale e lidhjeve nuk i leverdiste.

Ferdinand Dervishi: Vetë Martinajt, të bënte një largim. Ti kur bën këtë lloj largimi dhe të gjithë besojnë se ty të kanë vrarë, ty të shkatërrohet gjithë biznesi, influenca.

Ai nuk e do këtë. Nuk mund të bëjë një zhdukje të prerë, të zhduket për një vit dhe mos e dijë njeri ku është. Ai mund të bëjë një largim nga policia apo grupet kriminale që duan ta eleminojnë, por jo të shkëpusë direkt lidhjet në këtë mënyrë.

Ai bëri shumë armiq, kishte dhe probleme të tjera. Ekspertët e policisë thonë që nuk sillej me pjekurinë e kreut të një grupi kriminal aktual. Ecte rrugës dhe bënte përshesh me armiq. Nuk logjikonte. Bëri shumë armiq, jo vetëm në krim, por edhe në nivele biznesi.

Për sa i përket policisë, Dervishi tha se dëshiron të zbardhë çfarë ka ndodhur me fatin e “mbretit të lotove”, por personat që e kanë eleminuar nuk kanë lënë asnjë provë.

Ferdinand Dervishi: Policia do që ta zbardhë, sepse i ka vënë kusht edhe kryeministri. Problemi është që ata që e kanë bërë këtë, s’mund të lënë asnjë provë. Një provë e vetme do t’i çojë te burimi, te ata vetë. Ata nuk duan të riskojnë me këtë histori.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit