201 prokurorë ose gjyqtarë nuk kanë kaluar ende në filtrin e Vettingut! Sipas bilancit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, kanë përmbyllur procesin e rivlerësimit kalimtar, ose e thënë ndryshe, 75% të listës totale prej 805 subjektesh.
Nga këto 118 vendime janë dhënë vetëm brenda 2022, e për KPK ky është një bilanc pozitiv, pasi është arritur edhe objektivi i vendosur.
KPK i përfundon mandati në dhjetor 2024. Rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve vlerësohet si një proces me rëndësi kyçe edhe në kuadër të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, ku organet e vettingut japin kontribut direkt.