-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KPK reagon pas deklaratave të Kurtit: Mund ta rrezikojnë jetën e prokurorit

Kryesoret

Këshilli i Prokurorisë së Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pas ricaktimit të masës ndaj të dyshuarit për vepra terroriste, Dejan Pantiç.

Pas lirimit nga paraburgimit të Pantiçit në arrest shtëpiak, Kurti ka pyetur se si mund të dërgohet në arrest shtëpiak i dyshuari për terrorizëm.

Ndaj kësaj deklarate, KPK është shprehur thellësisht i shqetësuar.

“KPK vlerëson që reagimet e tilla të Kryeministrit Kurti dhe vartësve të tij janë tendencë për ndërhyrje në punët dhe pavarësinë e sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës. Po ashtu, KPK shpreh indinjatën e thellë me kërkesën e Kryeministrit Kurti për t’u informuar me emrin e prokurorit i cili ka bërë kërkesë për ndërrimin e masës ndaj të pandehurit PantiÇ, nga se kjo përveç që ndikon në punën e pavarur të prokurorit, mund të nxitë edhe reagime që do mund të rrezikojnë jetën e tij”, thuhet në reagim.

KPK thotë se i mbështet të gjitha vendimet e prokurorëve që janë të mbështetura në ligj.

“… dhe u bënë thirrje për të vazhduar punën e tyre të pavarur, profesionalisht dhe të mos ndikohen nga asnjë lloj ndërhyrjeje apo presioni. Ndërsa, Kryeministrit Kurti dhe vartësve të tij, KPK ju bënë thirrje të respektojnë punën e institucionit të pavarur të Prokurorit të Shtetit, ngase tentativat për ndërhyrje, do të mbesin vetëm si të tilla”, shkruhet më tej./Express.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit