-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush ka gisht? Eksperti: Ky është shkaku që policia shkoi rrufe te vila e Vis Martinajt

Kryesoret

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi e cilëson të vonuar lëvizjen e policisë, e cila një ditë më parë zbarkoi në banesën e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj në Fushë-Kuqe.

Ai gjykoi aksionin si një masë parandaluese, për t’u thënë familjarëve të Martinajt që të mos reagojnë ndaj palës që mund të kenë lidhje me zhdukjen e tij.

“Unë e quaj lëvizje të vonuar pasi në aspektin kriminal, për mendimin tim, çfarë ka pasur për t’i ikur, çfarë ka pasur për t’u shmangur, për t’u larguar që mund të përbënte problem që ta kompromentonte atë, janë asgjesuar. Për një njeri që u bë fantazma e policisë, nuk do shkonte atje. Edhe nëse do shkonte, do merrte masa.

Më tepër më duket, sipas gjykimit tim, si masë parandaluese, që pala e Ervis Martinajt duke përfshirë njerëz të afërt të gjakut të tij, të mos reagojnë ndaj palës që ata mund të mendojnë që ka gisht në zhdukjen e tij, Unë e gjykoj si një masë parandaluese, masë presioni, këtë e mbështes edhe me faktin që nuk ka asnjë të ndaluar”, theksoi ai.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit