-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lirohet ish-polici serb Dejan Pantiç

Kryesoret

Ish-polici i Kosovës Dejan Pantiç do të lirohet nga paraburgimi dhe do t’i vendoset masa e arrestit shtëpiak.

Siç raportohet, Pantiç fillimisht do të dërgohet në spital për të bërë një kontroll të përgjithshëm mjekësor.

Arrestimi i Dejan Pantiç ka bërë që serbët në veri të Kosovës të bllokojnë rrugët që çojnë në Jarinje dhe Bërnjak.

Kujtojmë që Lista Serbe  partia kryesore e serbëve në Kosovë  ka paraqitur disa kushte për largimin e barrikadave, dhe njëra ndër to ka thënë se është edhe lirimi i serbëve të arrestuar.

Zyrtarët serbë më herët kanë thënë se autoritetet në Kosovë nuk i kanë ofruar Patiçit trajtimin e duhur shëndetësor Pantiçit, por ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar më 22 dhjetor se ai gëzon shëndet të mirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit