Pas performancën mbresëlënëse në Kampionatin Botëror marokeni, Sofyan Amrabat ka tërhequr interesimin e klubeve kryesore evropiane.
Sipas njoftimeve në gazetën marokene, Al Mountakhab Paris Saint-Germaini është në mesin e klubeve të interesuara.
Mesfushori i Fiorentinas ka kontratë deri në vitin 2024 ndërsa klubi italian është i interesuar që të përfitojë nga shitja e tij.
Viola shpreson që të thyejë rekordin e shitjes me transferimin eventual të Amrabat në ndonjë klub të madh.
Kujtojmë që Maroku arriti deri në gjysmëfinale të Katar 2022, ku u mposht nga Franca, ndërsa në ndeshjen për vendin e tretë humbi nga Kroacia.