Sot është prezantuar shefja e re e Kadastrës së Durrësit, Xheni Agolli, e cila do të zëvendësojë Risena Xhajën, që ishte drejtoreshë e komanduar.
Drejtoresha e re është e disata titullare që vihet në krye të Kadastrës së Durrësit në vitet e fundit, pasi komandimet dhe largimet kanë qenë të shpeshta në këtë institucion të rëndësishëm.
Kemi të bëjmë me të njëjtin fenomen si në Vlorë. Shkak padyshim që janë dosjet e nxehta të tjetërsimit të pronave në bregdet.