-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serwer: Çdo tolerim i Prishtinës ndaj huliganëve serbë ka pasoja katastrofike

Kryesoret

Daniel Server, profesori i shquar amerikan nga Universiteti Johns Hopkins dhe ekspert i zhvillimeve në Ballkan, paralajmëroi se çdo lëshim pe i autoriteteve të Prishtinës do të kishte pasoja katastrofike për këtë vend dhe u bëri thirrje politikanëve amerikanë të rishqyrtojnë politikat e tyre në Ballkanin Perëndimor.

Duke folur për tensionet në veri të Kosovës, Serwer vuri në dukje se “huliganët serbë po i bllokojnë rrugët, po i sulmojnë gazetarët, po qëllojnë ndaj policisë dhe pjesëtarëve të KFOR-it”, por edhe se ata “nuk janë banditë të rastit”, por banditë që “paguhen dhe kontrollohen nga Beogradi”.

“Çfarëdo qofshin arsyetimet fillestare për sjellje të tillë, efekti përfundimtar është minimi i dialogut me Prishtinën dhe parandalimi i shqyrtimit serioz të propozimit ende të papublikuar dhe ende të paqartë të propozimit franko-gjerman për “normalizim” të përkohshëm”, shkruan Serwer.

“Ata menduan se me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të zbutej qëndrimi i Beogradit. Kjo do të ishte marrëzi. Në vend të kësaj, ata fituan përpjekjet e (presidentit serb, Aleksandar) Vuçiqit për destabilizim. Ata morën nga Beogradi edhe një sërë “cicërimash” fyese për gjermanët dhe evropianët tjerë. Kjo përfshin edhe nxitjen e vendosjes së trupave serbe në Kosovë dhe bërjen të qartë se tash për tash Beogradi nuk është i interesuar të realizojë ambicien e tij të deklaruar për anëtarësim në BE”, u shpreh Serwer.

Ai mendon se heqja me dhunë e barrikadave, që do të bëhej nga KFOR-i dhe nga Policia e Kosovës, mund të shkaktojë trazira.

“Kokat e nxehta në Kosovë duan që KFOR-i t’i heqë barrikadat, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Kjo  mund të bëjë trazira të mëdha dhe të vë në siklet palët e përfshira, në qoftë se nuk përgatitet dhe ekzekutohet me kujdes. Është shumë më mirë të negociohet për uljen e tensioneve. Vetëm në qoftë se këto negociata dështojnë, duhet të përdoret forca, dhe kjo në mënyrë të vendosur dhe efektive. Udhëheqësit e trazirave duhet të arrestohen dhe të gjykohen në Kosovë ose të deportohen në Serbi, me kusht që Beogradi të jape garanci se do t’i ndjekë penalisht”, thekson Serwer.

Vuçiçi po e zbaton në Kosovë strategjinë e Putinit të vitit 2014 në Donbas. “Përveç kësaj, Evropa dhe SHBA-ja duhet t’ia bëjnë të qartë Serbisë se nxitja e trazirave në Kosovë ka pasoja”, theksoi Serwer, duke e cituar analistin booshnjak Jasmin Mujanoviç.

“Konkretisht, pesë vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën duhet të shohin se si po ia lehtësojnë punën Serbisë. Njohja e plotë e sovranitetit të Kosovës dhe fillimi i procesit të pranimit të saj në BE dhe në NATO është diçka që Perëndimi mund ta bëjë që sot, pa kërkuar asnjë kontribut nga Beogradi, nga Moska apo nga Pekini”.

“Kjo ka kuptim. Madje edhe sikur të vepronin siç sugjeron Jasmin vetëm një apo dy nga vendet që nuk e njohin Kosovën, kjo do të bënte një ndryshim të madh sa i përket kokëfortësisë së Beogradit. Në një mënyrë apo në një tjetër, Perëndimi duhet të tregojë se destabilizimi nuk është në interes të Serbisë dhe se kjo nuk guxon të përsëritet kurrë më”, shtoi Serwer.

Ai theksoi se Vuçiq po e zbaton në Kosovë strategjinë e presidentit rus Vladimir Putin të vitit 2014 në Donbas. “Nuk bën të lejohet që agresioni përmes destabilizimit të shpërblehet, kudo qoftë”, theksoi Daniel Serwer.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit