Moderatorja Bora Zemani ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në programin “Wake Up”. Ajo ka folur për jetën e saj personale si dhe atë profesionale.
Teksa u ndal tek Donaldi, prezantuesja tha se partneri i saj dhe djali i saj, Arbori kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me njëri-tjetrin.
“Ata kanë marrëdhënie shumë të mirë. Arbori thotë që Donaldi është shoku im i ngushtë. Luajnë playstation bashkë”, tha ajo.
Jo vetëm kaq por Bora është ndalur tek marrëdhënia e saj me Neda Ballukun. Moderatorja theksoi se me të ka një marrëdhënie shumë të mirë si dhe theksoi se nuk asnjë marrëdhënie të keqe me askënd.