Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç është shprehur se homologu i saj Albin Kurti po vazhdon të provokojë, por ajo shpreson që ndërkombëtarët të mbajnë situatën nënkontroll.
“Fatkeqësisht, besoj se nuk është fundi i provokimeve të Kurtit, por shpresoj dhe besoj se bashkësia ndërkombëtare do të sigurojë që të respektohen marrëveshjet e arritura në 24 orët e fundit për të ruajtur këtë moment paqeje dhe stabiliteti dhe t’i drejtohemi përmbushjes së Marrëveshjes së Brukselit”, ka shkruar Bërnabiç në Twitter.
Edhe pse ishin serbët ata që vendosën barrikada në veri të Kosovës dhe u desh ndërhyrja e ndërkombëtarëve që të hiqeshin.
Barrikadat kanë qëndruar në Veriun e Kosovës për 18 ditë, dhe u hoqën mëngjesin e kësaj të enjteje.