Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Shkodër ka reaguar në lidhje me analizat e ujit, nga dyshohet se u helmuan nënë e bir si dhe kamarieri.
NJVKSH ka treguar se uji i analizuar brenda normave të konsumit, sipas Report TV.
Shishja e ujit që konsumuan të tre personat është sekuestruar nga policia dhe pritet t’i nënshtrohet edhe ajo analizave, përgjigjja e të cilave do të hidhte dritë mbi ngjarjen.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe ujësjellësi në Shkodër duke sqaruar se ata janë helmuar pasi kanë konsumuar ujë të ambalazhuar nga një kompani private. Sipas tyre, kjo konfirmohet edhe nga Prokuroria dhe AKU.