Një grua nga Kolorado, e cila i mbijetoi një rënie prej 60 metra lartësi gjatë një ecjeje në Kaliforni, është një vullnetare aktive e cila kohët e fundit po ushqente të pastrehët në Skid Row. Ruth Woroniecki 40 vjeç, nga Thornton, përjetoi një mrekulli Krishtlindjeje pasi i mbijetoi rënies në malet San Gabriel më 24 dhjetor.
Familja e saj që atëherë ka zbuluar se dy ditë para festës, Ruth po shpërndante ushqime, veshje dhe furnizime të tjera për të pastrehurit në lagjen e varfër Skid Row të Los Anxhelosit.
Ajo pësoi një plagë të rëndë në kokë dhe frakturë në qafë nga rënia. Motra e saj, Sarah, tani ka hapur një faqe GoFundMe për të ndihmuar në pagesën e operacionit kompleks të rruazave që i nevojiten në mënyrë që të shërohet dhe të kthehet për të ndihmuar të tjerët.
Woroniecki u largua nga kampi i familjes së saj në Lytle Creek rreth orës 5 të mëngjesit në prag të Krishtlindjes për të bërë udhëtimin deri në Cucamonga Peak, sipas autoriteteve të zonës. Sarah tha se ndërsa motra e saj ishte një alpiniste e zjarrtë.
Ky udhëtim ishte hera e parë që ajo shkoi në kushte dëbore dhe nuk ishte në dijeni të pajisjeve speciale dhe çizmeve që i duheshin për të zbutur rrezikun. Ndërsa Woroniecki po kthehej në kampingun e saj, ajo rrëshqiti në akull dhe në një lartësi prej 60 metrash, duke rënë mrekullisht në një pemë të thyer ose përndryshe do ishte një goditje fatale.