Një ngjarje ka ndodhur këtë të mërkurë në zonën e Bushtricës, ku një burrë rreth 60-65 vjeç ka humbur jetën në kushte të mistershme.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ai ka rënë nga Ura Hekurudhore e Bushtricës dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend, mbi rrugën automobilistike që kalon poshtë urës.
Menjëherë pas ngjarjes, autoritetet përkatëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për të sqaruar shkaqet e incidentit. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim dhe për hetime të mëtejshme.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të sqaruar më tej rrethanat dhe për të identifikuar viktimën. Pritet një njoftim zyrtar për detaje shtesë mbi këtë tragjedi.
/5pyetjet.al









