Tre persona u arrestuan nga policia e Pogradecit pasi u kapën duke transportuar 58 kilogramë lëndë narkotike. Në pranga përfunduan Erisa Fero 28-vjeç, Likë Basha 32-vjeç dhe një 17-vjeçar. Ndërkohë u shpallën në kërkim dy persona të tjerë nga fshati Piskupat i Pogradecit.
Të ndaluarit po lëviznin me një makinë tip “Volkswagen” që drejtohej nga e reja Erisa Fero, punonjëse e një institucioni shtetëror ndërsa kanabisin e kishin fshehur në pjesën e bagazhit. Ata u kapën në Qafë Thanë pas informacioneve se nëpërmjet zonës së fshatit Lin do të trafikohej lëndë narkotike drejt Maqedonisë së Veriut.
Erisa Fero, tashmë e përjashtuar si zyrtare e shtetit, e lindur në 14 shkurt 1994 në fshatin Slabinjë të Pogradecit së bashku me dy të akuzuarit e tjerë kishin kryer transportin e drogës nga Tirana drejt Qafë Thanës. Të tjerët do ta kalonin në vendin fqinj.
Gjithashtu Fero rezulton se është pjesë e PS-së dhe madje e paditur nga KQZ, pasi rezultoi se në qendrën ku ka marrë pjesë si numëruese u ka hequr apo shtuar vota preferenciale kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 Prillit të 2021.
Ndaj tyre rëndon vepra penale “trafikim i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim. Në operacionin antidrogë mori pjesë dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pasi dyshohet se në këtë aktivitet kriminal të jenë përfshirë dhe dy punonjës të policisë së qarkullimit rrugor.
Itinerari dhe lidhja me djalin e biznesmenit, kush është socialistja që u kap me drogë?