-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria e ekstremit të djathtë: Do të zgjerojmë vendbanimet hebraike

Kryesoret

Qeveria e ekstremit të djathtë, e udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanjahu, bëri betimin të enjten, me premtimin për zgjerimin e vendbanimeve hebraike në territoret e pushtuara në Bregun Perëndimor dhe zbatimin e politikave, që janë kritikuar brenda dhe jashtë vendit.

Udhëheqësi 73 vjeçar, ndaj të cilit janë ngritur akuza për korrupsion, që ai i ka mohuar, është përpjekur të qetësojë publikun rreth shqetësimeve mbi fatin e të drejtave civile dhe diplomacisë që kur koalicioni i tij, i përbërë nga partitë nacionaliste dhe fetare, fitoi shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të 1 nëntorit.

Qeveria e re e Netanyahu, është më fetarja dhe më konservatorja në historinë e Izraelit – përbëhet nga parti ultra-ortodokse dhe një fraksion fetar ultranacionalist i ekstremit të djathtë.

Pjesë e koalicionit janë Zionizmi Fetar dhe Pushteti Hebraik, të cilat janë kundër krijimit të një shteti palestinez.

Udhëheqësit e këtyre partive, të cilët kanë jetuar në vendbanimet izraelite në territoret e pushtuara të Bregut Perëndimor, në të kaluarën kanë kritikuar edhe sistemin e izraelit të drejtësisë, pakicën arabe dhe kanë folur kundër të drejtave për komunitetin LGBT.

Netanjahu vazhdimisht ka premtuar se ai do të nxisë tolerancën dhe do të punojë për arritjen e paqes. Ai tha në parlament se “përfundimi i konfliktit izraelito-arab” është përparësia e tij kryesore, së bashku me frenimin e programit bërthamor të Iranit, dhe zgjerimin e aftësive të ushtrisë së Izraelit./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit