Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi kërkesën e kryeprokurorit të SPAK Klodian Braho, i cili kërkoji marrjen e masave për ruajtjen e prokurorit të posaçëm Altin Dumani.
Aktualisht për shkak të detyrave që mbajnë kanë ruajtje dhe eskortohen shefi i SPAK Klodian Braho, shefi i gjykatës antikorrupsion Erjon Bani.
Por nën ruajtje janë edhe gjyqtarë e prokurorë të posaçëm për çështje që kanë nën hetim dhe shqyrtim, një ndër ta gjyqtarja Irena Gjoka, prokurorja Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi, Dritan Prenci, Vladimir Mara dhe të tjerë.









