Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar bashkinë e Lushnjes për vdekjen e qytetares brenda zyrës së kryetares Eriselda Sefa mesditën e djeshme. Ish-kryeministri thotë se e ndjera Shpresa Cani kishte shkuar në bashki pasi i hoqën ndihmën ekonomike dhe debatoi me shefen e sektorit që sipas tij është Anila Çela, bashkëshorte e deputetit Bujar Çela i PS-së. Më pas thotë Berisha, qytetarja tentoi të futet në zyrën e kryetares por është nxjerrë me forcë nga policia bashkiake ku ka ndërruar jetë.
Bashkia Lushnje: Kjo është e vërteta e vdekjes së qytetares në zyrën e kryetares
“Pashpirtesi!! Shpresa Cani, 48 vjeç vdes në zyrën e kryebashkiakes së Lushnjes,Bashkia i hoqi ndihmen ekonomike! Pashpirtësi dhe vetëm pashpirtësi! Te dashur miq, qytetari dixhital informon se gjendja shëndetësore e Shpresa Canit u rëndua pas debatit me punonjëset e Bashkisë Lushnje.
Fillimisht 48 vjeçarja, Shpresa Cani ka debatuar me drejtorëshen e drejtorisë së ndihmës ekonomike, Anila Çela, bashkëshorte e deputetit Bujar Çela i PS-së, ku I është refuzuar përgjigje dhe zgjidhje për problemin e saj. Pas debatit, 48 vjeçarja ka kërkuar takim me kryebashkiaken Eriselda Sefa, duke arritur të shkojë deri në paradhomën e kryebashkiakes. Aty është tentuart të nxirret me forca nga Policia Bashkiake, ku dhe është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë.
48 vjeçarja, Shpresa Cani kishte shkuar në Bashkinë e Lushnjes për tu ankuar për heqjen e ndihmës. Cani ishte në kushte të vështira ekonomike por edhe shëndetësore. Duke shrehur ngushellimet me te ndjera familjes për humbjen e njeriut të dashur dënoj këtë akt çnjerëzor si vrasje shtetërore me terror psikologjik dhe ekonomik vdekjen e Shpresës në zyrat e shtetit nga zemërimi i shkaktuar nga pashpirtësia e zyrtarëve të sektit çnjerëzor të Rilindjes së Edi Ramës” shkruan Berisha.