Studentët nuk janë në mendjen e kryeministrit Edi Rama. Ai sot njoftoi se do të japë mbi 8 miliardë lekë në dorë për një milion individë, konkretisht listoi tetë kategori. Por në listë mungonin studentët.
As në paketën e parë të rezistencës dhe as në të dytën, kjo kategori nuk u përfshi, por duket se as tashmë në atë që qeveria e cilëson pako, për studentët nuk ka vend. Megjithatë kohë për reflektim ka nëse i ka harruar pasi tha se pakoja mbyllet sot.
Kosova u dha pak muaj më parë nga 100 euro studentëve për të përballuar krizën e shkaktuar nga inflacioni. Në Shqipëri po përballen me vështirësi të shumta nisur mbi të gjitha nga rritja e çmimeve sidomos të qirave.
Rama: Do japim lekë në dorë për 8 kategori (Lista e plotë kush përfiton)