-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reagon për herë të Elhaida Dani pas komenteve negative për romancën e saj me balerinin

Kryesoret

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elhaida Dani ka qenë pa dyshim një prej konkurrenteve më të forta të spektaklit “Dancing With The Stars”.

Krahas balerinit Ledian Aglliu, ajo zhvilloi një sërë vallëzimesh të ndryshme nga java në javë, deri në mbrëmjen gjysmëfinale ku dyshja deklaruan publikisht romancën e tyre.

Ata dhuruan një puthje publike gjatë vallëzimit të tyre, teksa komentet e shumta nga ana e ndjekësve në rrjetet sociale nuk munguan.

Komente të cilat lidheshin me prishjen e një çifti nga ana e Elhaidës pasi Lediani ka qenë i fejuar më herët.

Por thuhet se ata ishte ndarë vetëm para pak kohe.

Elhaida vendosi që përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, të shpjegojë gjithçka, duke theksuar mes të tjerash se nuk është ajo arsyeja e ndarjes së ish-çiftit të mëparshëm.

“E kuptoj që si personazh publik, veprimet dhe zgjedhjet e mia kanë peshë dhe ndikim tek ata që më shikojnë dhe më ndjekin. Jam gjithashtu shumë e vetëdijshme që shumë prej jush më shohin si model frymëzimi. Megjithatë, nga reagimet kuptova që veprimet tona mund të jenë dukur të nxituara pasi kanë shkaktuar indinjatë duke konsideruar disa rrethana të cilat ne i kemi sqaruar para se kjo marrëdhënie të niste. Më besoni nuk kam thyer asnjë kod, qoftë edhe moral. Por nuk jam unë personi që duhet ti sqarojë mirë për publikun”, ka shkruar mes të tjerash Elhaida.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit