-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skandali! Policia fsheh vdekjen tragjike në zyrën e kryetares së bashkisë Lushnje: Ishte natyrale

Kryesoret

Policia e Fierit vetëm sot, 24 orë pas ngjarjes së rëndë që u publikua në media ka dhënë informacionin e parë në lidhje me vdekjen e një qytetareje dje në zyrën e kryetares së bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa.

Polica nuk jep detaje lidhur me arsyet që agravuan gjendjen shëndetësore të Shpresa Canit që e çuan drejt vdekjes duke fshehur debatin që ka ndodhur në zyrat e bashkisë, por e kalon gjithçka me dy fjali dhe e mbyll me faktin që vdekja ka qenë natyrale.

U referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi në datën 28.12.2022, në ambientet e bashkisë së Lushnjës, ka humbur jetën shtetasja Sh. C., 60 vjeçe, banuese në Fiershegan. Paraprakisht dyshohet se 60-vjeçarja e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale” thotë policia.

60-vjeçarja shkoi për të kërkuar informacion për arsyen e heqjes nga lista e ndihmës ekonomike, por gjatë debatit, punonjësit e kësaj zyre e nxorën jashtë. Në këtë moment Cani është ngjitur te kryetarja e bashkisë, Sefa dhe aty ka ndërruar jetë.

E RËNDË/ Sherr për asistencën! Gruaja vdes gjatë takimit me kryetaren e Bashkisë së Lushnjes

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit