Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 54 nga 69 raketat e lëshuara nga Rusia në një valë të re sulmesh të enjten në mëngjes, tha ushtria ukrainase.
“Sipas të dhënave paraprake, gjithsej janë lëshuar 69 raketa. Pesëdhjetë e katër raketa lundrimi të armikut u rrëzuan”, tha komandanti i përgjithshëm i Ukrainës, gjenerali Valeriy Zaluzhny.
“Këtë mëngjes, agresori lëshoi raketa lundrimi me bazë ajrore dhe detare, raketa anti-ajrore të drejtuara nga distanca dhe S-300 ADMS kundër objekteve të infrastrukturës energjetike në vendin tonë,” shkroi shefi i Forcave të Armatosura të Ukrainës, gjenerali Valeriy Zaluzhny në aplikacionin Telegram.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se furnizimi me energji elektrike është ndërprerë sot në mesditë në pothuajse gjysmën e kryeqytetit ukrainas.
“40% e konsumatorëve të kryeqytetit janë pa energji elektrike pas sulmit rus”, shkroi Klitschko në aplikacionin Telegram. Ai tha se ujësjellësi dhe ngrohja në kryeqytet po funksionojnë pa probleme, përveç pallateve që nuk kanë energji elektrike dhe djegësit e tyre punojnë me energji elektrike.