“5pyetjet.al” publikon pamjet nga shtëpia e efektivit të policisë në Shkodër që iu vendos tritol në mesnatë.
Ngjarja ka ndodhur në mesnate në lagjen Bardhaj. Lënda plasëse është vendosur në banesën e efektivit Valter Serra.
Dëme ka pasur si në banesën por dhe në automjetin e tij dhe portën kryesore.
Dyshohet se ka qenë një sasie e konsiderueshme pasi dhe shpërthimi ka qenë i madh.
Nga shpërthimi fatmirësisht ka patur vetëm dëme materiale.
Efektivi Serra punon prej afro 3 vitesh në policinë vendore të Shkodrës duke shërbyer si patrullë.
Pas ngjarje polici Serra ka deklaruar se nuk e ka idenë se përse është vendosur sasia e tritolit në banesën dhe makinën e tij.
Serra është shprehur se nuk ka pasur konflikte me persona te ndryshëm apo ndonjë kërcënim të mëparshëm.