Gjykata e Pogradecit ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 28-vjeçaren, Erisa Ferro, Likmet Bashën dhe 17-vjeçarin M. K.
Prokuroria ka kërkuar për tre të arrestuarit, mbi të cilët rendon akuza e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, masën e sigurisë arrest me burg, masë të cilën gjykata e ka lënë në fuqi.
28-vjeçarja dhe dy bashkëpunëtorët e saj u ndaluan nga policia e Korçës, dy ditë më parë, teksa tentuan të transportojnë në Maqedoninë e Veriut një sasi prej 58 kilogramësh kanabis.
Erisa Fero, tashmë e përjashtuar si zyrtare e shtetit, e lindur në 14 shkurt 1994 në fshatin Slabinjë të Pogradecit së bashku me dy të akuzuarit e tjerë kishin kryer transportin e drogës nga Tirana drejt Qafë Thanës. Të tjerët do ta kalonin në vendin fqinj.
Gjithashtu Fero rezulton se është pjesë e PS-së dhe madje e paditur nga KQZ, pasi rezultoi se në qendrën ku ka marrë pjesë si numëruese u ka hequr apo shtuar vota preferenciale kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 Prillit të 2021.
Puro dhe me fund! Njihuni me specialisten socialiste që mbushi makinën me drogë