Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është shprehur se nuk shqetësohet për shanset e humbura nga Darwin Nunez në ndeshjet e fundit, duke bërë krahasime me karrierën e hershme të Robert Lewandowski në Borussia Dortmund.
Nënshkrimi i verës i 23-vjeçarit, Nunez ka pasur një sezon të mirë pasi ka shënuar 9 gola por gjithashtu ka humbur disa mundësi të mëdha.
Klopp thotë se Lewandowski kishte një formë të ngjashme kur nënshkroi për Dortmundin nga Lech Poznan në vitin 2010.
“Ka shumë ngjashmëri për të qenë i sinqertë. Mendoj se Lewy do të tregonte të njëjtën histori. Ne patëm seanca goditjesh ku ai nuk e përfundoi një. Ne kishim baste gjatë gjithë kohës për 10 euro – ‘nëse shënon më shumë se 10 herë, unë do të të paguaj 10; nëse ti nuk shënon, duhet të më paguash’. Xhepi më ishte mbushur me para! E gjitha ka të bëjë me të qëndruarit të qetë. Kur të shihni potencialin, qëndroni të qetë”, tha Klopp.