-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Letra e drejtuar 27 ministrave të shëndetësisë të BE-së për corona virusin në Kinë

Kryesoret

Komisionerja e Shëndetësisë dhe Sigurisë Ushqimore, Stella Kyriakidou u ka dërguar një letër Ministrave të Shëndetësisë të 27 vendeve anëtare pas zhvillimeve të fundit në lidhje me corona virusin në Kinë.

Kyriakidou thekson në letrën, e cila është në dispozicion të ERT-së, se “Komisioni Europian po monitoron nga afër zhvillimet në Kinë në lidhje me rritjet alarmante të rasteve me COVID-19 atje dhe ndikimin e mundshëm të udhëtimit nga Kina drejt vendeve anëtare të BE-së, kurmarrëveshjet e reja të udhëtimit kinez hyjnë në fuqi në fillim të janarit”, duke theksuar se është e rëndësishme që së bashku të vlerësohet ndikimi i mundshëm i situatës në zhvillim dhe se ka nevojë për përgatitje të mirë në mënyrë që qytetarët evropianë të mbrohen.

Për më tepër, Komisioneri i Shëndetësisë vë në dukje se në nivel të BE-së, disa “mesazhe kyçe” priten në ditët në vijim për udhëtarët e BE-së që planifikojnë të udhëtojnë në Kinë , për ata që vijnë nga Kina në BE, si dhe për stafin e linjave ajrore dhe aeroportet.

Në të njëjtën kohë, theksohet se do të ishte e rëndësishme vazhdimi ose fillimi i mbikëqyrjes së ujërave të zeza ku do të përfshihen ujërat e zeza nga aeroportet kryesore me qëllim që në rast të shfaqjes së një varianti të ri të virusit qoftë në Kinë apo në BE do të zbulohet me kohë dhe do të ketë reagim të shpejtë.

Në fund Stella Kyriakidou thekson se do të vazhdojë përpjekjet për të kontaktuar homologët e saj kinezë për të shprehur gatishmërinë për të ofruar mbështetje për t’u përballur me situatën aktuale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit