-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në Shqipëri COVID-19 drejt zhdukjes, “Komiteti”: Të parandalojmë valën që po vjen nga Kina

Kryesoret

Edhe pse rastet në Shqipëri janë të pakta dhe COVID-19 nuk është më një rrezik, këtë të premte është mbledhur komiteti i ekspertëve.

Sipas tyre shkak për mbledhjen janë bërë shtimi i rasteve në Kinë dhe janë shprehur se do të vazhdojnë të kryejnë vaksinat.

Do të vlerësojmë hap pas hapi nevojën për masa shtesë në përputhje me dinamikën e zhvillimit të situatës ekonomike. Le të vazhdojmë të kryejmë vaksinat sipas rekomandimeve të mjekut të familjes, në mënyrë që të mos afektohemi nga një valë e re. Prandaj ata qytetarë të cilët kanë kryer dy dozat e vaksinës bazë dhe nuk kanë bërë dozën e tretë ose të katërt të rendin menjëherë drejt qendrave të vaksinimit dhe t’i kryejnë këto doza. Po ashtu edhe ata të cilët deri më sot nuk e kanë kryer akoma vaksinimin bazal të shkojnë drejt qendrave tona të vaksinimit për ta aplikuar këtë vaksinë, është e vetmja mënyrë e cila na mbron nga sëmundja dhe na mbron nga shpërthimi i një vale të re,” është shprehur Mira Rakacolli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit