-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pele vdiq në moshën 82-vjeçare, por nëna e tij është ende gjallë/ Dedikimi prekës një muaj më parë!

Kryesoret

Legjenda e futbollit brazilian Pele vdiq dje në moshën 82-vjeçare, por nëna e tij Celeste është ende gjallë dhe ajo sapo i ka kaluar të 100-at. Në momentet e fundit të jetës së Pele, të gjithë të afërmit e tij ishin pranë, por personi që i dha jetë nuk do mund t’i japë lamtumirën e fundit, pasi ajo është shumë e sëmurë dhe nuk mund të ecë.

Megjithatë mediat raportojnë se funerali i Peles do të kalojë pranë shtëpisë së Celeste në Santos dhe ndoshta nëna e tij mund ta shohë djalin e saj në udhëtimin e tij të fundit. Pak më shumë se një muaj më parë në profilin e Peles në Instagram u publikua një postim kushtuar ditëlindjes së saj:

“Sot festojmë 100 vjetorin e Celeste. Që në moshë të re, ajo më mësoi vlerat e dashurisë dhe paqes. Unë kam qindra arsye për të qenë mirënjohës që jam djali i saj. Këto foto po i ndaj me ju duke e festuar këtë ditë me shumë emocion. Faleminderit për çdo ditë pranë jush, mami.”

Celeste, nuk ishte e kënaqur me zgjedhjen e djalit të saj sepse Dondinho, babai i Peles, nuk kishte një karrierë futbolli. Ai luajti në disa klube braziliane, por futbolli nuk i solli shumë para. Celeste dhe Dondinho u martuan në 1939, dhe në 1940, lindi Pele – Celeste ishte vetëm 18 vjeç.

Ndërkohë Dondinho, babai i Pele vdiq në 1996 kur ai ishte 79 vjeç. Në vitin 1966, kur Pele ishte tashmë dy herë kampion bote, Celeste mori çmimin “Nëna e Vitit” nga gazeta braziliane O Globo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit