Ekstradohet nga Greqia Reis Haxhiraj. Haxhiraj u arrestua në Greqi për shkak se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Haxhiraj është arratisur vite më parë nga burgu i Drenovës në Korçë bashkë me 6 persona të tjerë, mes të cilëve edhe Admir Tafilaj.
Haxhiraj ishte dënuar nga Gjykata e Apelit të Vlorës me 13 vite burg për pengmarrjen e një polici në vitin 1998 dhe plagosjen e vëllait të këtij të fundit.