-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë solli 2022? Disa vite sjellin pengesa, të tjerë zgjidhje, ky vit ngriti shumë pyetje!

Kryesoret

Ky ishte një vit që e vuri botën në provë. Nga pushtimi i Ukrainës, Covid-19 dhe inflacioni, te ndryshimet klimatike, tensionet Kinë-SHBA dhe zgjedhjet vendimtare presidenciale, viti 2022 e vuri botën përballë pyetjeve të vështira.

Ndërkohë në Francë, Marine Le Pen u përpoq të maskonte origjinën e saj si ekstremiste e djathtë, por sërish humbi përballë presidentit centrist Emmanuel Macron. Pasi Giorgia Meloni u bë kryeministrja e parë e ekstremit të djathtë në Itali që nga koha e luftës, ajo anoi nga pikëpamja centriste.

Edhe në Britaninë e përfshirë nga krizat, si laburistët ashtu edhe konservatorët qeverisës, kanë llogaritur se fitorja nuk mund të sigurohet, duke mbështetur ekstremet populiste të së djathtës apo së majtës.

Xi Jinping ka zgjeruar mbizotërimin e Partisë Komuniste Kineze. Por hapat e tij për të ftohur tregun e pronave, për të frenuar teknologjinë e konsumatorit dhe për të bllokuar Covid-19, i shkaktuan dëm të rëndë ekonomisë.

Në pjesën më të madhe të botës, vlerat liberale janë në rrezik.

Pavarësisht humbjes së Jair Bolsonaro-s në Brazil, demokracia është e cenuar në Amerikën Latine. Ndërkohë që Turqia është përfshirë nga inflacioni shkatërrues, Rexhep Tajip Erdogan po ndjek penalisht kundërshtarët e tij të mundshëm në zgjedhjet e vitit 2023.

Në Izrael, Binyamin Netanyahu po përpiqet të shmangë burgun për korrupsion, duke formuar koalicion me të djathtën ekstreme, që urren arabët dhe homoseksualët. Indonezia miratoi një kod penal joliberal në dhjetor, që kërcënon të ndalojë seksin jashtë martese, të mbysë lirinë e fjalës dhe të imponojë ortodoksinë fetare.

Përgjigjja e Amerikës ndaj kërcënimit të sigurisë nga Kina, është vendosja e barrierave tregtare dhe subvencioneve për të shkëputur ekonominë e saj dhe për të nxitur industritë vendase. Por nuk duket se i bëhet vonë nëse kjo dëmton aleatët e Amerikës./monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit