-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Damian Gjiknuri: Të bëjmë ëndrrat realitet në 2023-shin

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri 2023.

Në urimin e tij ai shpreson që 2023 të hetë sa më i begatë, ku mirëkuptimi dhe solidariteti të triumfojë duke e parë si një mundësi për të bërë ëndrrat realitet.

“Një tjetër vit erdhi drejt fundit. Ti japim lamtumirën dhe të mirëpresim Vitin e Ri duke uruar që ai të jetë sa më i begatë. Një vit ku mirëkuptimi, bashkëjetesa, bashkëpunimi dhe solidariteti të triumfojnë mbi ndasitë dhe mosmarrëveshjet. Le ta shfrytëzojmë këtë ditë si një çast reflektimi.

Të përcjellim pozitivitet, shpresë dhe dritë aty ku ky vit që po lëmë pas nuk ishte aq i drejtë sa duhej. Të përpiqemi ta shohim vitin e ri si një mundësi dhe shans për të bërë ëndrrat realitet.

Një urim i veçantë shkon për ata që dhe në këto momente janë në krye të detyrës: punonjësit e policisë së shtetit, forcat e armatosura, të shendetësisë dhe sektorit elektroenergjitik,” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit