Një 21-vjeçare është gjetur sot e pajetë në fshatin Qarr të Hasit nga familjarët e saj. Mësohet se nga veprimet paraprake, e reja është vetëvarur në banesën e saj.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.
“Has/Informacion paraprak – Sot, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Qarr, është gjetur nga familjarët, në banesë, e pajetë, shtetasja M. Rr., 21 vjeçe. Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se kjo shtetase është vetëvarur. Vijojnë hetimet nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton Policia.