Qyteti i Lezhës është përfshirë nga një fluks i lartë emigrantësh në këtë fundvit. Hyrjet e daljet e qytetit janë bllokuar nga trafiku.
Qytetarët shprehen se trafiku i rënduar është një problematikë e vazhdueshme që i pengon të vijojnë normalisht jetën.
Më herët u raportua për të njëjtën problematike në Vlorë dhe në pikën kufitare të Morinës. Vetëm nga Morina janë futur mbi 10 mijë shqiptarë në 24 orët e fundit.