-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të pasurit pas luksit, shtresa e mesme pas dasmave/ Ndikimi i tregut nga Instagrami!

Kryesoret

Pas viteve 2000, kërkesa për veshje të stiluara është rritur në Shqipëri. Stilistët shqiptarë prej vitesh kanë krijuar markën e tyre, çka i ka ndihmuar që jo vetëm të shesin shtrenjtë produktet e tyre, por edhe të diversifikojnë, duke mos mbetur vetëm te veshjet.

Tashmë në Shqipëri nuk mungon tregtimi i markave më të njohura të modës, por kërkesa për një veshje “Made in Albania” është shtuar ndjeshëm. Eventet e fundvitit, pushimet në Dubai, pjesëmarrja në jetën artistike, siç është “Kënga magjike” apo Festivali i RTSH-së janë të tjera arsye që shqiptarët zgjedhin veshje të personalizuara nga stilistët shqiptarë.

Ndërsa kërkesa nga të pasurit për veshje të stiluara vijon të mbetet e lartë në gjithë periudhën e vitit. Në prag të fundvitit ka një rritje të kërkesës për stilim veshjesh nga individë të pasur të cilët kanë zgjedhur të kalojnë festat e fundvit në Dubai. Për festimet në Dubai, shumë gra stilojnë deri në 10 veshje.

Trendi i kohës

Pavarësisht se për të pasurit, stilimi i veshjeve nuk del asnjëherë nga moda dhe në Shqipëri aktiviteti i stilistëve të njohur ka marr hov zhvillimi, konsumi i shpejtë i imazhit në rrjetin social Instagram kërkon shumëllojshmëri veshjesh.

Mjaft blogerë apo individë në Shqipëri, për shkak të leverdishmërisë ekonomike, kanë rritur kërkesën për veshje të stiluara të marra me qira. Janë të shumta femrat që nuk kërkojnë të publikojnë foto në Instagram me veshje të njëjtë. Për arsye komerciale ato zgjedhin t’i marrin me qira sesa t’i blejnë të stiluara.

Kriza e ndikuar nga shfaqja e imazhit në rrjetet sociale ka falimentuar disa shtëpi të modës jashtë. Për sa i përket ndikimit të Instagram në botën e botës, stilistja Lira Koça nënvizon se shumë vajza të reja frymëzohen nga stili i blogores amerikane, Kim Kardashian, për veshjet e tyre. /monitor

Luks apo veshje të lira? Për çfarë shpenzojnë më tepër shqiptarët?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit