-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Luks apo veshje të lira? Për çfarë shpenzojnë më tepër shqiptarët?

Kryesoret

Edhe gjatë vitit 2022, shqiptarët kanë vijuar të vishen me stil, por me marka veshjesh “cheap”. Dy vjet pas pandemisë Covid-19, në Shqipëri shpenzohet më tepër për veshje të markave që ofrojnë çmime ekonomike dhe komode në stil sesa ato të luksit.

Operatorët e tregtimit të veshjeve pohojnë se arsyeja kryesore janë të ardhurat e ulëta për të përballuar financiarisht veshje të shtrenjta. Në anën tjetër, ndonëse në Shqipëri prurjet ekskluzive të shumë markave luksoze, por edhe të atyre medium high mbeten të kufizuara, kërkesa nga të pasurit për veshjet firmato të tregtuara në Tiranë është rritur.

Ekspertë të tregut rekomandojnë se është e domosdoshme që shteti të ndërhyjë për ofrimin e garancive për funksionimin e tregtisë së markave, siç është kufizimi i produkteve të falsifikuara, me qëllim thithjen e sa më shumë prej tyre. Ndërsa tregu i vogël vlerësohet si ndër arsyet kryesore për moszgjerimin e dyqaneve të veshjeve të shtrenjta.

Të pasurit nuk kanë ndalur edhe stilimet e veshjeve nga stilistët më në zë të kryeqytetit. Por “mania” për t’u shfaqur në “Instagram” me larmi veshjesh të bukura dhe plot sharm po dëmton biznesin klasik të atelieve.

Kriza e shtëpive më të mëdha të modës në Francë dhe Milano po ndihet edhe në Shqipëri. Stilistët shqiptarë janë duke përgatitur sfilatat për lançimin e linjave të veshjeve “alta moda”, por që do të ofrohen me qira, për shkak të fluksit të lartë të kërkesës dhe për të mos rrezikuar falimentimin./monitor

Të pasurit kërkojnë stilime, shtresa e mesme vetëm për dasma/ Si po ndikohet tregu nga “Instagrami”!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit