-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tronditet Lushnja! Familja brenda, biznesmenit i vihet tritol në shtëpi

Kryesoret

Tronditet Lushnja! Një shpërthim me eksploziv shkaktoi tronditje, por për fat të mirë jo të lënduar. Shënjestër ishte banesa e biznesmenit të fruta perimeve Altin Lamçe.

Brenda ishte familja me pesë anëtarë që po përgatitej për të festuar ardhjen e Vitit të Ri. Por rreth orës 19:00 në oborrin e shtëpisë shpërtheu një sasi e fortë eksplozivi. Shpërthimi ka shkaktuar dëme, por jo të lënduar.

Familja ka dalë e alarmuar duke njoftuar policinë, e cila ka mbërritur me shpejtësi duke rrethuar zonën. Ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar për ngjarjen.

Kjo është hera e dytë që i vendoset eksploziv Lamçes. Hera e parë ishte në 1 Nëntor të këtij viti, ku sërish brenda ishte e gjithë familja.

Ngjarja e parë nuk është zbardhur dhe ndoshta as e dyta me këto rime të policisë dhe prokurorisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit