Disa detaje të reja janë zbuluar nga djegia e makinave në një magazinë në Elbasan. Mësohet se 3 persona të maskuar kanë dëmtuar kamerat e magazinës dhe i kanë vënë flakën disa makinave luksoze.
Policia po punon për të zbardhur ngjarjen por është ende e paqartë pse janë djegur dy makina tejet të shtrenjta një Benz dhe një Volsvagen. Magazina është në pronësi të shtetasi I. H. që po ashtu është nga ky qytet.
Deri më tani janë sekuestruar pamjet filmike të magazinës.