Një autobus i transportit interurban është përfshirë nga flakët ditën e sotme në qytetin e Lushnjës pranë rrethrrotullimit të Savrës.
Rreth orës 14:40, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në pjesën e motorrit, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, autobusi, me drejtues shtetasin A. T.
Nuk ka dëme në njerëz.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.









