-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Elon Musk humb shifrën marramendëse nga pasuria e tij

Kryesoret

Elon Musk ishte personi i dytë që grumbulloi një pasuri personale prej më shumë se 200 miliardë dollarësh, në janarin e  vitit 2021, muaj pas Jeff Bezos.

Por tani, shefi ekzekutiv i Tesla ka thyer rekordin duke u bërë personi i vetëm në histori që ka humbur 200 miliardë dollarë nga pasuria e tij neto.

Musk, 51 vjeç, pësuar rënie të pasurisë së tij në 137 miliardë dollarë pasi aksionet e Tesla ranë javët e fundit, duke përfshirë një rënie prej 11% të martën, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Pasuria e tij arriti kulmin në 340 miliardë dollarë më 4 nëntor 2021 dhe ai mbeti njeriu më i pasur në botë derisa u tejkalua këtë muaj nga Bernard Arnault.

Tesla kaloi një kapitalizim tregu prej 1 trilion dollar për herë të parë në tetor 2021, duke iu bashkuar kompanive të teknologjisë si Apple, Microsoft Corp., Amazon.com dhe Google, edhe pse automjetet e saj elektrike përfaqësonin vetëm një pjesë e tregut të përgjithshëm të automjeteve.

Tani dominimi i Teslës në makinat elektrike, është në rrezik ndërsa konkurrentët e arrijnë. Ajo po u ofron konsumatorëve amerikanë një zbritje prej 7,500 dollarësh për të marrë në dorëzim dy modelet e saj, ndërsa raportohet se gjithashtu po redukton prodhimin në fabrikën e saj në Shangai.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit