Në sfondin e rusëve të veshur me uniforma ushtarake, presidenti rus, Vladimir Putin u uroi bashkëqytetarëve të tij Vitin e Ri disa kilometra larg kufirit me Ukrainën.
Siç është raportuar nga rrjeti televiziv francez BFMTV, disa raporte të huaja thanë se në fjalimin e Putin për Vitit të Ri nga selia e distriktit ushtarak në Rostov-on-Don ai ishte i rrethuar nga ushtarë “të rremë”.
Sipas këtyre raportimeve ata nuk ishin gjë tjetër veçse aktorë, të afërm dhe përkrahës të flaktë të presidentit rus.
Duke iu drejtuar popullit rus, presidenti përshëndeti ata që ai i quajti “heronj” që luftojnë për atdheun e tyre ndërsa lufta kundër Ukrainës është zvarritur për më shumë se një dekadë.
“Ne do ta bëjmë vendin tonë të madh dhe të pavarur”, theksoi Putin, duke shprehur në të njëjtën kohë sigurinë e tij për fitoren e vendit të tij ndaj Ukrainës.
Dyshimet për ushtarët “falco” u përforcuan kur gazetari bjellorus, Tadeuts Zhiskan i cili vuri re në Twitter se në të djathtë të Putinit ishte një grua bionde ruse që është shfaqur në krah të tij edhe në raste të tjera, por në role të ndryshme.
Në një foto, zonja bionde ka veshur rroba të marinës, ndërsa në një tjetër ajo shfaqet si një nga besimtarët gjatë një shërbimi në kishë dhe çdo herë në krah të Putinit.
Sipas disa mediave, përfshirë gazetën zvicerane “Switzerland Times”, biondja është Sergina Karisha Borisnova, nga qyteti i Novgorodit dhe është anëtare e “Rusisë së Bashkuar”, partisë së Vladimir Putinit.