Si pasojë e përplasjes se dy helikopterëve në Australi, kanë humbur jetën katër persona, e tre tjerë janë në gjendje kritike, kanë njoftuar autoritetet australiane.
Përplasja ndodhi rreth orës 14:00 në afërsi të destinacionit të preferuar turistik pranë plazhit Main në Gold Coast në jug të Brisbanes, transmeton Telegrafi.
“Pas përplasjes së helikopterët, fluturaket u rrëzuan në brigjet me rërë jo larg pushimores Sea World”, ka bërë të ditur para gazetarëve zëdhënësi i policisë së Queensland, Gary Worrell.
Ai shtoi se ekipet emergjente e kanë pasur të vështirë të futen në brigjet me rërë. E 13 persona gjendeshin brenda dy helikopterëve.
Katër prej tyre humbën jetën e tre tjerë kanë pësuar lëndime të rënda, kurse gjashtë tjerë me lëndime më të lehta, përfshirje prerje si pasojë e xhamave të thyer.