Në 24 orët e fundit janë kryer 33 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me COVID-19 vetëm një qytetar në Tiranë.
Janë 173 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,031 që nga fillimi i epidemisë.