Ylli portugez, Cristiano Ronaldo u prezantua sot si futbollist i ekipit arab, Al-Nassr.
Portugezi pati vëmendjen e të gjithëve këtë të martë, teksa interesimi për ta ndjekur prezantimin e tij ishte i jashtëzakonshëm.
Në konferencën e parë për media si futbollisti i Al-Nassr, Ronaldo e bëri një gafë të madhe.
Al-Nassr është ekip nga Arabia Saudite dhe 37-vjeçari iu referua si klub nga Afrika e Jugut.
“Jam i lumtur dhe mezi pres të filloj këtu në Afrikën e Jugut (South Africa)”, u shpreh pesë herë fituesi i “Topit të Artë”.
https://twitter.com/sportbible/status/1610320349740113923?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1610320349740113923%7Ctwgr%5E6bfb391e2747118674618dfdce335e382ebc633b%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fhuqja-e-ronaldos-ne-konference-nuk-e-di-se-nga-cili-shtet-eshte-al-nassr%2F