-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Makina përplas 20-vjeçaren teksa po kthehej nga puna dhe e tërheq zvarrë, në pranga shoferi

Kryesoret

Vdekja e tmerrshme një vajze 20 vjeçare ka tronditur Indinë. BBC raporton se e reja, e cila ishte një menaxhere eventesh, po kthehej nga puna në orët e para të 1 Janarit kur skuteri i saj u përplas me një makinë. Drejtuesi i makinës e tërhoqi zvarrë trupin e gruas për kilometra të tërë.

Drejtuesi i makinës është arrestuar nga policia dhe akuzohet për vrasje nga pakujdesia. Policia tha se shoferi, i cili udhëtonte me katër të tjerë, ia kishte marrë makinën një miku në natën e ndërrimit të viteve. Sipas policisë, shoferi e ka lënë trupin e viktimës në rrugë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Familjarët e viktimës kanë pohuar se ajo ishte sulmuar seksualisht para se të vritej. Nëna e 20 vjeçares shprehu shqetësimin se pse trupi u gjet lakuriq, ndërsa xhaxhai i saj ka pohuar se gjendja e trupit “tregon se ajo është sulmuar seksualisht”, raportoi gazeta Times of India.

Të hënën, banorët vendas dhe anëtarët e familjes së viktimës protestuan jashtë stacionit të policisë Sultanpuri, duke kërkuar një hetim të plotë të çështjes dhe drejtësi për viktimën. Megjithatë, zyrtarët e policisë nuk kanë konfirmuar se vajza është sulmuar seksualisht.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit