Ndryshimet e miratuara në parlament për ligjin e barnave kanë sjellë kundërshtitë e para. Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma u shpreh se u miratua një draft me porosi, që sipas saj as nuk përafrohen me direktivat europiane dhe as kanë marrë parasysh propozimet e grupeve të interesit në të mirë të qytetarëve.
Në mbështetje të saj ka reaguar edhe mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti që ka kritikuar ligjin e barnave. Me anë të një postimi në Facebook, Alimehmeti shkruan se me këtë ligj, fillon paketa e madhe e dhuratave të qeverisë për veten dhe oligarkët e tyre.
“Me ligjin e barnave fillon paketa e madhe e dhuratave te qeverise per veten dhe oligarket e tyre! Ligji i barnave nuk perputhet me direktivat europiane! Ligji i barnave nuk ka marre paresysh propozimet e grupeve te interesit thote Presidentja e Urdherit te Farmacisteve. Ligji i barnave nuk i perafrohet as Kosoves.
Ndoshta eshte faji jone qe kerkojme ta krahasojme me Europen. Ndoshta keta nuk duan te na çojne ne Europe por diku tjeter. E ka krahasuar kush ligjin e barnave me Serbine apo Turqine? Apo eshte shpikje e jona? Urime per integritetin Presidentes se Urdherit te Farmacisteve, znj. Diana Toma” shkruan mjeku i njohur.