Trajneri i Al Nassr, Rudi Garcia bëri shaka në një konferencë për shtyp për mundësinë e sjelljes së yllit argjentinas, Lionel Messit në klubin arab.
“Së pari doja të sillja Messin nga Doha”,- tha trajneri me shaka.
Ditët e fundit pas nënshkrimit të Ronaldos u shpërndanë lajme se një klub saudit miliarder kërkonte të nënshkruante me spanjollin, Sergio Ramos.
Pas njoftimit për nënshkrimin e CR7 në ditën e fundit të vitit, klubi saudit e ka bindur portugezin me një kontratë me shuma marramendëse që arrin në 200 milionë euro deri në vitin 2025.
Por trajneri i tij është shfaqur edhe si një tifoz i i Leo Messit deri në atë pikë sa u mundua ta transferonte atë direkt pas Kupës së Botës.
“Unë u përpoqa ta sjell Messin direkt nga Doha”,- u përgjigj ai në një konferencë për shtyp kur u mor në pyetje për mundësinë e nënshkrimit të Cristiano Ronaldos për sauditët.