Një person vdiq pasditen e sotme në Divjakë si pasojë e një aksidenti dhe katër të tjerë u plagosën.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30 në aksin rrugor “Gradishtë-Spolat”. L. D. duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit dhe janë dëmtuar pasagjerët Xh. S. 19 vjeç, R. D. 23 vjeç, F. C. 18 vjeç dhe D. D. 24 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.