Numri i viktimave nga sulmi ukrainas në qendrën stërvitore ruse të Makiivka ka arritur në 89, raporton agjencia ruse Tass.
Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, ishte përdorimi i telefonave celularë nga personeli në qendrën e trajnimit në qytetin lindor të Ukrainës që shkaktoi numër kaq të madh viktimash.
Zëdhënësi i inteligjencës ushtarake ukrainase, Andrii Cherniak ka shpresën se ushtria ruse do të humbasë deri në 70 mijë burra në 4-5 muajt e ardhshëm.
“Rusia ka të ngjarë të vazhdojë operacionet sulmuese këtë vit”, tha Cherniak, duke shtuar se rusët e kuptojnë se do të humbasin në fushën e betejës, por nuk duan t’i japin fund luftës.