Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Arbrit në afërsi të urës së Qeranecit.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina, ndërsa paraprakisht raportohet për 3 të vdekur dy prej të cilëve janë vëllezërit Kujtim dhe Murat Istrefi. Gjithashtu si pasojë e aksidentit ka edhe të plagosur.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe.
Identifikohen viktimat e aksidentit në Dibër, humbin jetën 2 vëllezër, Kujtim dhe Murat Dehari.