-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhjetra varre u përdhosën në një varrezë protestante në Jerusalem

Kryesoret

Dhjetra varre në një varrezë protestante në Jerusalem janë përdhosur, thanë zyrtarët lokalë të krishterë duke shprehur shqetësim të thellë.

Policia izraelite tha se kishte nisur një hetim.

Kryqe të rënë në tokë dhe varre të gërmuara u zbuluan në varrezat protestante të malit Sion, ngjitur me Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit ku Jezusi kishte darkën e tij të fundit me Apostujt sipas traditës së krishterë.
Ne zbuluam më shumë se 30 gurë varresh dhe kryqe të thyer ,” tha Hosham Naum, peshkop anglikan në Jerusalem.

Pamjet e vëzhgimit të postuara në mediat sociale dhe të transmetuara nga mediat lokale treguan dy burra të veshur me veshje tradicionale ortodokse hebreje duke hedhur gurë dhe duke çrrënjosur kolonat.

Jemi jo vetëm të shqetësuar, por edhe shumë të trishtuar,” tha Hossam Naoum, duke shpjeguar se historia e varrezave daton në mesin e shekullit të 19-të dhe përfshin varret e shumë anëtarëve të klerit, shkencëtarëve dhe politikanëve.

Disa prej tyre “janë figura shumë të rëndësishme që kishin kontribuar në historinë e Jeruzalemit dhe jetën e njerëzve këtu,” shtoi ai.

Ministri i Jashtëm i Izraelit tha në Twitter se “ky veprim imoral është një fyerje për fenë”.

Mali i Sionit, ku u zhvillua Darka e Fundit sipas traditës së krishterë është gjithashtu i rëndësishëm për hebrenjtë që besojnë se mbreti David është varrosur atje.

Në dhjetor 2021, zyrtarët e Kishave të Jeruzalemit deklaruan se të krishterët janë bërë “objektiv i sulmeve të përsëritura nga grupet radikale dhe të skajshme” në Jerusalem dhe gjetkë në Tokën e Shenjtë.

Ata kishin denoncuar mosveprimin e autoriteteve, akuza që në atë kohë ishin cilësuar si “të pabaza” nga diplomacia izraelite.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit