-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kremtimi i Pashkëve, ulet numri i besimtarëve brenda Varrit të Shenjtë në Jerusalem

Kryesoret

Masat e policisë izraelite mbajtën të ulët numrin e besimtarëve që merrnin pjesë në ceremoninë e Dritës së Shenjtë në Jerusalem, e cila në të kaluarën tërhoqi mijëra njerëz.

Varri i Shenjtë ndodhet në Jerusalemin lindor, në një zonë të kontrolluar nga Izraeli, i cili ka vendosur kufizime për aksesin e adhuruesve për herë të dytë këtë vit.

Ndërsa në të kaluarën në kishë – kryesisht në oborrin e kishës u mblodhën rreth 10 mijë persona – këtë vit me urdhër të policisë ishin 1800 persona, prej të cilëve 200 policë.

Arsyeja e kufizimeve ishte një incident i vitit 2021 në Izrael, kur 44 persona u vranë në një ceremoni fetare hebreje. Autoritetet izraelite theksojnë se masat synojnë të garantojnë rendin dhe sigurinë, megjithëse të krishterët palestinezë ankohen për diskriminim ndaj tyre.

Siç shpjegoi zëdhënësi i policisë izraelite, autoritetet “duan që shumë njerëz të mund të vizitojnë Varrin e Shenjtë, por prioriteti ynë i parë është jeta njerëzore”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit